Ish-ministri i kthehet ashpër Velisë: Më i sigurtë kur nuk jam me...

Ish-ministri i kthehet ashpër Velisë: Më i sigurtë kur nuk jam me ty!

82
0
Shares

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk e ka duruar dot propogandën bajate të Kryetarit të bashkisë së Tiranës Veliaj fill pas rënies së tërmetit.

“Aktivitetet për fëmijët 👫 do të vazhdojnë normalisht – dje kuptuam sa nevojë kemi të kalojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin e të shijojmë jetën! ❤️ Tek Bashkia Tiranë kemi vendosur një pikë ndihmash për të prekurit – të lutem sill rroba dhe ushqime kur të dalësh”, shkruante Veliaj.

Postimi i Manjanit:

Hajde mbaje propagandën tani!
===========
“Dje kuptuam se kemi nevojë të rrimë me njëri-tjetrin”- propogandon Erion Veliaj.
🤮🤮🤮🤮

Jo për besë, nuk kam nevojë hiç të rri me ty! Jam më i sigurtë, më i qetë e më i larë nëse nuk rri me ty!
—————
Po dje, më saktë mbrëmë vonë selinë e qeverisë e vizitoi vetë Kryeministri. Kishte kohë pa hyrë brënda. Në mbledhjen e qeverisë jo e jo.

Po mbrëmë arriti të shohë në të njëtën kohë ministrat e kabinetit.

Ndërkohë në lajme na u shit një nder i madh. Kryeministri u kthye nga rruga. Ishte nisur për Neë York. Se për çfarë nuk e dimë, por u kthye.

Është ende e paqartë si u realizua kthimi. U kthye avioni në ajër apo u hodh me parashutë…

Pavarësisht, qeveria pati nderin të mblidhet nga vetë Kryeministri.
——————
Sizmologu i rilindur do deklarojë sot se do binte një tërmet më i madh, por u ndalua me vendim të orës së vonë të qeverisë…

Duket si gallatë, por jo më çudi.

Nuk mbahen jo!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY