Banda e Niklës po lan hesapet, si u vra halla dhe shpëtoi...

Banda e Niklës po lan hesapet, si u vra halla dhe shpëtoi nipi! U gjendën 200 gëzhoja

264
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e së shtunës së fshatin Zezë të Krujës ku mbeti e vrarë 50-vjeçarja Shpresa Basha (Haka).

Shënjestra e atentatit ishte nipi i viktimës, Mariglen Haka. Mësohet se ai ka dalë në derën e shtëpisë pasi ka dëgjuar zhurma. Në këtë moment, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Fatkeqësisht pas tij kishte dalë edhe halla, Shpresa Basha.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 200 gëzhoja plumbash dhe ende nuk është përcaktuar se sa armë kanë qëlluar.

Dy të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë nga Valter Bami, vëllai i Durim Bamit.

Mariglen Haka është pjesë e grupit të Niklës, i arrestuar më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariglen Hakën. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim.

Haka është shoqëruar në vitin 2011 si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Bledi Zeneli alias Nadien Zeneli ish-dhëndër i Hakajve.  Zeneli u akuzua nga Hakat se ai ka vrarë Roland Haka në në vitin 2004 në parkingun e një restoranti në rrugën kryesore në Fushë Krujë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY