Tre gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun dhe “porosia” e ish-ambasadorit për...

Tre gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun dhe “porosia” e ish-ambasadorit për Tahirin

116
0
Shares

Të gjithë janë fokusuar tek vendimi i dënimit, po pak kush mund të interesohet për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët dje kishin një detyrë të rëndësishme për të realizuar.

Tre prokurorët që kërkuan 12 vjet burg për Saimir Tahirin ishin: Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela. Dy të parët, Mara dhe Prençi, e kanë kaluar me sukses përballjen me KPK-në, që i ka konfirmuar në detyrë.

Ndërsa i treti, Arens Çela, ende nuk e ka kaluar vetingun. Vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që dënoi Tahirin për “Shpërdorim detyre”, tre prokurorët e pritën kokulur, pasi të gjitha akuzat e rënda që ata kishin ngritur u rrëzuan.

Ndërkaq, e kundërta ndodh për gjyqtarët. Asnjë nga gjyqtarët që shqyrtoi çështjen e Saimir Tahirit nuk e ka kaluar ende vetingun. Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka janë në pritje për t’u përballur me KPK-në, pasi ndodhen në listën prioritare të bërë publike për seancat e vjeshtës.

Pra, çështjen e Tahirit e kanë gjykuar gjyqtare qe ende nuk dihen nëse janë të aftë dhe të pranueshëm për sistemin e drejtësisë. Kujtojme që dhe ish-ambasadori LU, deklaronte më herët, që gjyqtarët që do të gjykonin Tahirin duhej ta kishin kaluar vetingun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY