Thellohet problemi me ujin në Tiranë, defekt i rëndë në Bovillë, ndërprerje...

Thellohet problemi me ujin në Tiranë, defekt i rëndë në Bovillë, ndërprerje në disa zona

165
0
Shares

Kryeqyteti i Shqipërisë prej disa ditësh vuan nga mungesa e ujit, dhe denoncimet kanë qënë të shpeshta, sa dhe pati raste të qytetarëve të cilët perdornin ujin e autoboteve dhe përfundonin në spital.

Ujësjellësi i Tiranës (UKT) ka njoftuar qytetarët se tani ka ndërprerje të ujit për shkak të një defekti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në linjën e Bovillës.

Përmes një njoftimi, UKT sqaron se mungesë uji do të kenë zonat e qendrës së Tiranës, Yzberishtit dhe Astiri.

Njoftimi i UKT-së:

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se në linjën e transmetimit të Bovillës gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur një defekt i rëndë. Për pasojë është dëmtuar linja e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në impiantin e Bovillës.
Defekti i ndodhur në linjën Dn 900, i cili shkakton mjaft humbje, do të ndihet edhe në furnizimin me ujë në qendër të qytetit si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë dëshiron të njoftojë qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona në terren po punojnë intensivisht për riparimin sa më parë të defektit të ndodhur, për të siguruar furnizimin normal me ujë të qytetit të Tiranës dhe veçanërisht të zonave që preken direkt prej këtij problemi në linjën e transmetimit.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe i sigurojmë ata se të gjithë specialistët tanë ndodhen në terren për eleminimin e këtij defekti!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY