Ndalon të furnizojë makinën në karburant, gjen një grua në bagazh

Ndalon të furnizojë makinën në karburant, gjen një grua në bagazh

130
0
Shares

Një shofere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është habitur kur ka gjetur grua në bagazhin e makinës së saj.

Ngjarja e çuditshme ndodhi në Kentucky, ku shoferja ndaloi në një karburant për të furnizuar makinën, por vuri re se bagazhi nuk ishte i mbyllur plotësisht.

Teksa e hapi, ajo pa se brenda ndodhej një tjetër grua. Shoferja telefonoi policinë por gruaja doli qetësisht nga bagazhi dhe u largua më këmbë. Forcat e policisë fillimisht dyshuan se gruaja që ndodhej në bagazh po tentonte t’i shpëtonte ndonjë situatë pengmarrje, pasi kishte edhe plagë në trup. Por kur panë kamerat e sigurisë vunë re se ajo ishte lënduar teksa kishte ecur mes pyjeve e më pas u fut me vullnetin e saj në bagazhin e makinës.

Motivet mbeten ende të paqarta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY