3 adoleshentët bënin namin me vjedhjet, policia e Korçës jep detajet e...

3 adoleshentët bënin namin me vjedhjet, policia e Korçës jep detajet e operacionit

42
0
Shares

Zbulohen tre adoleshentët në Korçë që vidhnin biçikleta. Policia e Korçës jep detajet e operacionit, pas të cilit shkuan pas hekurave një 18 vjeçar dhe dy te tjere 16-vjecarë, në akuzë për të paktën 10 vjedhje nëpër banesa.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Biçikleta”. Operacioni i zhvilluar, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave. Vodhën në 10 banesa, biçikleta, vegla pune dhe sasi lekësh, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, si autorë të dyshuar të këtyre ngjarjeve. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 10 biçikleta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit, në qytetin e Korçës, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si edhe krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për komunitetin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Biçikleta”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec; R.Sh, 16 vjeç, banues në Korçë; D.H, 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme: Më datë 26.08.2019, në lagjen nr.4, shtetasi J.B,, ka konstatuar në kompaninë ku punon, mungesën e disa veglave të ndryshme te punes.

Më datë 02.09.2019, në lagjen nr.12, janë vjedhur 2 biçikleta në oborrin e banesës, së shtetasit P.S, 48 vjeç. Më datë 04.09.2019, në lagjen nr.11, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit K.P, 30 vjeç.

Më datë 06.09.2019, në lagjen nr.17, janë vjedhur 1 lap top dhe 1 vegël pune në banesën e shtetasit V.Z, 60 vjeç. Më datë 07.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit I.M, 53 vjeç. Më datë 10.09.2019, në lagjen nr.18, janë vjedhur 2 biçikleta, në një ambjent në përdorim të shtetasit M.R, 37 vjeç.

Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.1, është vjedhur 1 biçikletë në banesën e shtetasit I.N, 52 vjeç. Më datë 14.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në banesën e shtetasit K.K, 50 vjeç. Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.3, është vjedhur 1 biçikletë në oborrin e banesës së shtetasit M.P, 29 vjeç. Më datë 18.09.2019, në lagjen nr.13, është vjedhur 1 biçikletë, në hyrje të banesës së shtetasit R.F, 37 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale, u gjetën dhe sekuestruan 10 biçikleta të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit. Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkpunim, më shumë se njëherë” parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY