VIDEO/Gjiknuri ofroi dorëheqjen nga komisioni, Bardhi i prerë: Duhej të ishe në...

VIDEO/Gjiknuri ofroi dorëheqjen nga komisioni, Bardhi i prerë: Duhej të ishe në burg

48
0
Shares

Damian Gjiknuri deklaroi sot se ishte i gatshëm të rishihte pozicionin e tij në komisionin e reformës zgjedhore, nëse opozita do të pranonte të bëhej pjesë e tij.

Por, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga opozita, ku Gazment Bardhi i rikujtoi se duhej të ishte në burg.

Damian Gjiknuri dhe ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet, nuk duhet të jenë mes zgjedhjeve për t’u larguar nga komisionit, por të vihen para drejtësisë për krimet zgjedhore. Duhet të ndiqen penalisht e të shkojnë në burg. Ky është standard europian jo kërkesë e opozitës. Të gjithë personat, përfshirë Damian Gjiknurin dhe anëtarë të tjerë të përfshirë në dosjet 184 apo 339 duhet të jenë në burg e të proceduar për krimet zgjedhore.” u shpreh Bardhi në një deklaratë për mediat.

LIVE – Damian Gjiknuri dhe kush ka vjedhur zgjedhjet duhet te shkojë në burg për krimet zgjdhore. Ky është standardi europian. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi reagon ndaj Damian Gjiknurit.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 19 septembre 2019

PRONONCIM I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI

Pyetje: Z. Bardhi, pak orë më parë Damian Gjiknuri deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, nëse PD njeh Komisionin.

Gazment Bardhi: Besoj unë, Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.

Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY