“Kaq thotë Gjermania”, Ish-ministri zbërthen kushtet: Duhet filluar me zgjedhjet

“Kaq thotë Gjermania”, Ish-ministri zbërthen kushtet: Duhet filluar me zgjedhjet

49
0
Shares

Gjermania është treguar kritike me Shqipërinë përsa i përket hapjes së negociatave. Në fund të shtatorit, Bundestag me anë të votimit, do te vendose nëse eshte dakord që Shqipëria të hapë negociatat, ndersa ne kemi ende kushte për ti kaluar.

Manjani, ish-ministri i Drejtësisë i ka zbërthyer 9 kushtet, duke i shpjeguar në mënyrë të thjeshtë. Sipas tij, ato kushte tregojnë se Shqipëria duhet të bëjë zgjedhje të lira dhe të ketë parlament pluralist ne menyrë që të bindë shtetet e fuqishme.

POSTIMI I MANJANIT

Me pak fjalë Gjermania na thotë:
Rrugën për të negociuar me BE për anëtarësim e keni të hapur. Jo se e meritoni, por se ska kuptim t’u veçojmë nga të tjerët (Maqedonia, e cila e meriton).

Do të uleni në negociata me BE sapo të na bindni që dini të bëni zgjedhje të lira e demokratike dhe shtet me administradë e drejtësi të pavarur e funksionale.

Këtë thonë ato 9 kushtet.

Na ka shumë alternativa.
Duhet filluar me zgjedhjet. Ato janë të parat dhe çelësi i zgjidhjes së çështjeve të tjera.

Kriza politike zgjidhet vetëm nga zgjedhjet. Sa më shpejt ta bëjmë këtë aq më shpejt hapet rruga për negociata.

Sa më shpejt të rivendoset Parlamenti pluralist, aq me shpejt rivendoset dialogu dhe fillojnë reformat.

Reforma që diskutohen e miratohen nëpër hotele nuk ka!

Ja kaq thotë Gjermania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY