“Do të plasë ndonjë filmim sot në orën 16:00”, çfarë paralajmëroi deputeti...

“Do të plasë ndonjë filmim sot në orën 16:00”, çfarë paralajmëroi deputeti nga foltorja për Tahirin

62
0
Shares

Teksa Gjykata vendosi të jepte verdiktin final për ish-ministrin Tahiri në orën 16:00, deputeti Myslim Murrizi nuk harroi ta përmendte ne seancen e sotme parlamentare.

Myslym Murrizi në fjalin e tij  pasi sulmoi socialistët duke i akuzuar se tashmë janë të përqendruar në luftën për pushtet mes njëri-tjetrit, e simbolizoi këtë luftë dhe me gjyqin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Nuk jam kundër ndonjë beteje që keni me njëri-tjetrin. Nuk është çudi që të dalë ndonjë kasetë dhe të plasë ndonjë filmim sot në orën 16:00″, u shpreh Murrizi në Kuvend duke paralajmëruar dhe dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, i cili sot jo pak herë foli dhe me gjuhë paralajmëruese për “shefa të mëdhenj” apo “vëllezër të të dënuarve për drogë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY