Dhunohet me sende të forta shitësja në Elbasan, kapet agresori i dyshuar,...

Dhunohet me sende të forta shitësja në Elbasan, kapet agresori i dyshuar, si nisi konflikti

91
0
Shares

Një shitëse vetëm 21-vjeç është goditur me sende të forta nga një 44 vjeçar. Sipas burimeve zyrtare, 44 vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta.

Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ndodhi në një dyqan ushqimor.

Njoftimi i policisë:

Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :

Alert Carroshi 44 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta,  e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale,  “Plagosje e rëndë me dashje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY