Të shtëna me armë gjatë natës në Bulqizë, mbetet i plagosur një...

Të shtëna me armë gjatë natës në Bulqizë, mbetet i plagosur një person, autorët të lirë

41
0
Shares

Vazhdojnë të shënohen ngjarje kriminale në vend, kete herë në Bulqizë. Sipas informacioneve mësohet se gjatë natës ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe ka mbetur një person i plagosur.

Më tej shtohet se i plagosuri është shtetasi me inicialet V.A. dhe është qëlluar në një lokal pak pas mesnatës.Ndërkohë Policia ka shpallur ne kërkim autorin dhe një perosn tjetër që mendohet të ketë lidhje me ngjajren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në Bulqizë.Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”,-thotë policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY