Sherri që degradoi me të shtëna arme, i plagosuri në Bulqizë është...

Sherri që degradoi me të shtëna arme, i plagosuri në Bulqizë është vëllai i kryebashkiakut

66
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e shkuar në Bulqizë, ku i plagosur mbeti një person. Burimet konfirmojnë se Vangjel Alla, 41-vjeçari që u plagos gjatë natës me armë zjarri, është vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.

Ndërkohë, vëllai i kryebashkiakut të Bulqizës, ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në Bulqizë.Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”,-njoftonte policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY