FOTO/Largimi i aktores së njohur nga Portokallia ka në të vërtetë dy...

FOTO/Largimi i aktores së njohur nga Portokallia ka në të vërtetë dy arsye

233
0
Shares

Largimi i Delindës nga Portokallia bëri bujë dhe mediat shtuan kuriozitetin e tyre për të kuptuar se cilat qenë arsyet pse ajo iku aq shpejt nga Portokalli ndonëse kishte 4 vjet që ishte aktore në program.

Delinda vetë u shpreh se largimi i saj kishte të bënte me mbarimin e kontratës, por burime nga ‘Prive.al’ kanë bërë të ditur dy arsyet kryesore që e bindën aktoren të largohej nga ‘Portokalli’:

E para lidhet me pagesën. Televizioni rival duket të ketë hapur ‘thesin’ duke i ofruar aktores një pagesë më të lartë, në tentativë për të grumbulluar afër vetes emra të suksesshëm. Arsyeja e dytë dhe më kryesore lidhet me bashkëshortin e saj. Burimet i kanë thënë portalit tonë se personi i zemrës, Eldo, do e ketë një rol të rëndësishëm në spektaklin e ri ‘Klanifornia’ duke qenë kostumograf i tij. Me një profil akademik të ngjashëm, çifti duket të kenë zgjedhur që të punojnë bashkë në skenë dhe ‘Klanifornia’ ka qenë një mundësi e tillë ideale. Siç ka treguar Delinda në vazhdimësi, Eldo është një prej kritikëve më të fortë të punës së saj dhe një rrjedhë e tillë e ngjarjeve duket të jetë krejtësisht e natyrshme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY