Aksident në Berat, motori merr para gruan, të dy në gjendje të...

Aksident në Berat, motori merr para gruan, të dy në gjendje të rëndë

356
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Beratit. Burimet bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Si ndodhi aksidenti?

Një motor ishte duke ecur me shpejtësi tejet normave dhe  ka goditur një grua që sapo kishte dalë nga minimarketi dhe po kalonte në rrugë. 43-vjeçarja me inicialet M.Ç., banuese në Berat është përplasur, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Pas ekspertizës së kryer nga grupi hetimor, rezultoi se motori ecte me shpejtësi tejet normave të lejuara në këtë zonë të banuar, ndërkohë që edhe gruaja ka kaluar rrugën pa parë. Ndërkohë policia bën me dije se, drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet J.Sh, 35 vjeç, banues në fshatin Molisht të Beratit, është i ndaluar në spital ku përveçse po merr mjekimin e specializuar do merret në pyetje nga policia për ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY