VIDEO/Donald Tusk në Tiranë, Rama e “merr” me të mira, dekoron kreun...

VIDEO/Donald Tusk në Tiranë, Rama e “merr” me të mira, dekoron kreun e KE me një medalje

67
0
Shares

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ndodhet në Tiranë, ne viziten e parashikuar per 17 Shtatorin.

Tusk ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe së bashku me të në kryeministri e ka shoqëruar edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Kryeministri Rama i ka bërë një pritje të ngrohtë Donald Tusk, ku në një moment i ka hedhur edhe dorën rreth qafës, dhe më pas duke biseduar janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të Kryeministrisë.

Ndërkohë kryeministri ynë e ka marrë me të mira presidentin. Teksa të dy po ndodhen në një prononcim për median,  Kryeministri falenderoi zotin Tusk për gjithçka ka bërë si dhe i akordoi “Yllin e madh të Mirënjohjes” dhe e quajti “Avokat i procesit të zgjerimit dhe afrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor..”

Kujtojmë se vizita e tij në Shqipëri vjen një muaj para vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, ndaj dhe fokusi i bisedës me kryeministrin ishin pikerisht negociatat dhe ku ndodhet Shqipëria.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/734580343638690/?t=1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY