Shisnin drogë në Sarandë, 2 të rinj në pranga

Shisnin drogë në Sarandë, 2 të rinj në pranga

59
0
Shares

Policia e Sarandës  ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar penalisht një të tretë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Arrestohen shtetasit:

  • Xh. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.
  • S. L., 32 vjeç, banues në Elbasan.

Procedohet në gjendje të lirë shtetasi:

  • D. A., 19 vjeç, banues në Konispol.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Sarandë kanë bërë të mundur kapjen e këtyre shtetasve në lagjen nr.4 pranë repartit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY