Përplasja e madhe në mes të detit, Koreja e Veriut sulmon marinën...

Përplasja e madhe në mes të detit, Koreja e Veriut sulmon marinën ruse, 3 të plagosur

98
0
Shares

Rojet kufitare ruse arrestuan dy anije raketuese të Koresë së Veriut në ujërat territoriale ruse. Konkretisht, ndodhi një përplasje në Detin e Japonisë pasi njëra prej tyre sulmoi një anije patrullimi ruse.

Agjensia shtetërore e lajmeve TASS citoi shërbimin e sigurisë FSB të thoshte të martën se:

Ekuipazhi i Koresë së Veriut (më shumë se 45 njerëz) kreu një sulm të armatosur në ekipin e inspektimit të anijes patrulluese kufitare. Tre ushtarakë u plagosën”.

Ministria e Jashtme ruse tha të martën se do të thërrasë përfaqësuesin e lartë diplomatik të Koresë së Veriut në Moskë pas ndalimit.Pavarësisht sulmit, roja bregdetare arriti të ndalonte të dyja varkat, në të cilat ndodheshin 80 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY