“Mos kërkoni azil në vendet e BE, shanset janë zero”, Riatdhesohen 31...

“Mos kërkoni azil në vendet e BE, shanset janë zero”, Riatdhesohen 31 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika

45
0
Shares

Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve. Ndërsa edhe pse marrja e azilit në vendet evropiane është pothuajse i pamundur, shqiptarët nuk dorëzohen per ta provuar.

31 shqiptarë, që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar. Operacioni i riatdhesimit, u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë franceze dhe belge.

Gjatë fluturimit të përbashkët mes Francës e Belgjikës u kthyen 31 shtetas shqiptarë, që iu ishte refuzuar kërkesa për qëndrim, ndër ta 27 shtetas nga Franca dhe 4 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.

Policia Kufitare ka forcuar masat në kontrollin e dokumentacionit në dalje në të gjitha pikat e kalimit si dhe ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër. Në kufirin me Greqinë është duke u zhvilluar operacioni i përbashkët me FRONTEX.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY