FOTO/Sherri mes dy familjeve, kush është 29 vjeçari që mbeti i vdekur...

FOTO/Sherri mes dy familjeve, kush është 29 vjeçari që mbeti i vdekur nga goditja me thikë

120
0
Shares

Një konflikt i çastit ka degraduar dhe ka sjellë vrasjen  e një 29 vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një fshat të Dibrës (Sllatinë), ku 29 vjeçari Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë nga dy vëllezërit Jurgen e Myrteza Hysa. Plagët që ka marrë i riu i kanë kushtuar jetën.

Sherri nisi mes 4 personave, pjesëtarë të familjeve Plaku e Hysa. Vëllai i viktimës Qazim Plaku, 24 vjeç, pas konfliktit banal ka goditur njërin prej vëllezërve Hysa, konkretisht 24 vjeçarin Myrteza Hysa. Në shenjë hakmarrje 24 vjeçari ka thërritur vëllain Jurgenin dhe në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë goditur me thikë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku.

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit Qazim Plaku, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i viktimës); Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme“,-njoftonte policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY