EMRAT/Gjykata e Strasburgut pyet qeverinë për të shkarkuarit nga Vetingu, përfundon shqyrtimi...

EMRAT/Gjykata e Strasburgut pyet qeverinë për të shkarkuarit nga Vetingu, përfundon shqyrtimi për dy të parat

142
0
Shares

Gjykta e Strasburgut i ka kërkuar shtetit shqiptar të dhëna për procesin e Vetingut për dy nga 15 ankimet e depozituara deri më tani. Kujtojmë se plot 15 pjestarë të sistemit të drejtësisë kanë depozituar çështjet e tyre në Gjykatën e Srtrasburgut pas skualifikimit të tyre nga vetting.

Bëhet fjalë për ish-gjyqtaren e kushtetueses, Altina Xhoxhaj shkarkuar nga ky proces dhe prokuroren Besa Nikhasani. Xhoxhaj u shkarkua nga posti që mbante, pasi nuk arriti të kalojë vetingun, por ajo vendimin e KPK-së e apeloi, ndërsa kolegji vendosi për lënien e vendimit të mëparshëm të KPK-së në fuqi.

Në prill 2018 vettingu shkarkoi nga detyra gjyqtaren kushtetuese Altina Xhoxhaj e cila rezulton se teksa ky ligj ishte paditur në kushtetuese ajo votoi pro procesit të vettingut.

Disa nga pyetjet që Gjykata e Strasburgut i ka adresuar qeverisë shqiptare janë si më poshtë:

1) A i përmbush Kolegji i Posaçëm i Apelimit kriteret e parashtruara në ligj, për t`u konsideruar si ‘’gjykat뒒 sipas nenit 6 të Kushtetutës?

2) A ka pasur aplikuesi një proces të drejtë gjyqësor, në veçanti a ishte dhoma e Apelit e pavarur dhe e paanshme siç e kërkon ligji?

3) A ishin të qarta dhe të aksesueshme në të gjitha fazat, dispozitat ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të aplikuesit?

4) A ka pasur ndërhyrje lidhur me të drejtën e aplikueses për të respektuar jetën e saj private, mbi bazë të nenit 8, pas shkarkimit si prokurore?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY