DOKUMENTI/“Agim Kajmaku të arrestohet menjëherë”, PD zbulon vendimin e Gjykatës greke

DOKUMENTI/“Agim Kajmaku të arrestohet menjëherë”, PD zbulon vendimin e Gjykatës greke

69
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument, i cili sipas tij  tregon se Gjykata e Janinës ka konfirmuar të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike.

Sipas Bardhit, kryetari i bashkisë VorëAgim Kajmaku, ka qenë në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, thotë se Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë, duke shtuar se vendimi konfirmon se Kajmaku ka qenë në proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër-arresti në fuqi.

DEKLARATA  E BARDHIT

Gjykata e Janinës konfirmoi të gjithë denoncimet e Partisë Demokratike se Agim Kajmaku ishte në kërkim nga drejtësia greke, pasi është arrestuar në Janar 2003 me emrin Jorgo Toto dhe ai e kishte fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Seancat gjyqësore për Jorgo Toton e Bashkisë së Vorës, të zhvilluara në Janinë për 4 ditë, u japin fund zvarritjeve të prokurorisë për zbulimin e identitetit të kandidatit të Edi Ramës. Megjithëse i dha kohë të sigurojë që nuk futet në burg në Greqi duke mbyllur çëshjtjen atje, Agim Kajmaku ka punë me ligjin shqiptar.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto ka qenë me proces penal të hapur në Greqi dhe me urdhër arresti në fuqi, ashtu sikurse Partia Demokratike denoncoi.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto, nuk i lejohej nga ligji i dekriminalizimit të kandidonte për kryetar bashkie.

Vendimi konfirmon se Agim Kajmaku, alias Jorgo Toto ka gënjyer në Formularin e Dekriminalzimit, duke kryer veprën penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin në Greqi me emrin Jorgo Toto. Për këtë duhet të shkarkohet nga detyra dhe t’i vihen menjeherë prangat për shkeljen flagrante të ligjit të dekriminalizimit dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY