Analisti i njohur flet për konflikt radikal mes Metës dhe Ramës: Kryeministri...

Analisti i njohur flet për konflikt radikal mes Metës dhe Ramës: Kryeministri kërkon të marrë dhe Presidencën

56
0
Shares

Konflikti i vërtetë që ka sjellë dhe krizën politike, është mes personash, konkretikisht mes Ilir  Metës dhe Edi Ramës. Kështu e ka cilësuar analisti Artur Zheji.

Teksa ishte i ftuar sot në “Top Talk” për të folur për situatën politike dhe mundësinë për të dalë nga kriza, Zheji u shpreh se kemi te bejme me një konflikt personash.

“Gjëja më e re që do të jetë finalizimi i një konflikti radikal midis Ramës dhe Metës, ose mbajtja e këtij konflikti pezull derisa të ketë një negociatatë të vërtetë midis Ramës dhe Metës dhe jo midis Ramës dhe Bashës”,-u shpreh Zheji.

Nga ana tjetër, sipas tij, Komisioni Hetimor Parlamentar tregon që Rama e do për vete edhe institucionin e kreut të shtetit.

I pyetur se kush mund të ishte Presidenti i ri i Shqipërisë, në rast të shkarkimit të Metës, Zheji u përgjigj: “Gramoz Ruçi. Pse jo? Atij i përket. Pse ti mendon se do e peshkojë presidentin e ri nga opozita?”

Nëse kryeministri Edi Rama kërkon edhe institucionin e Presidentit që ta zotërojë, atëherë unë mendoj se jemi në një proces “Erdoganizimi”,-shtoi mes të tjerash Zheji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY