U lirua pasi mori peng kushëririn e gjyqtares, policia kap sërish të...

U lirua pasi mori peng kushëririn e gjyqtares, policia kap sërish të ‘fortin’ e Elbasanit

120
0
Shares

32 vjeçari Thanas Beko ka rënë sërish në prangat e policisë pasditen e sotme. Ky personazh prej disa ditesh ka qënë në qëndër të lajmeve pasi u përfshi në një ngjarje kriminale.

Pak ditë më parë Thanas Beko së bashku me me shokun e tij Erist Selami, ishin të dyshuar  se morën peng taksistin Andi Vyshka, kushëri i afërm gjyqtares Zamira Vyshka.

32 vjeçari Thanas Beko është dënuar nga Gjyaka me masën “arrest shtëpie” morën peng në lokalin e këtij të fundit taksistin Vyshka, të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marrë një shumë prej 2 mijë eurosh.

Pavarësisht dënimit me “arrest shtëpie”, Thanas Beko nuk i është bindur urdhrit të Gjykatës dhe është arrestuar në lokalin e shokut të tij Ertis Skilja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: Th. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, si i dyshuari i vjedhjes me dhunë të shtetasit A. V., ndodhur më datë 06.09.2019, në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion nga qytetarët se 33-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë. Policia pas kontrollit e ka gjetur dhe arrestuar shtetasin Th. B., i cili ishte në një lokal duke drekuar. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’”, njoftoi policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY