FOTO/Shkulje pemësh dhe pamje skandaloze, si po shkon rehabilitimi i Parkut Rinia

FOTO/Shkulje pemësh dhe pamje skandaloze, si po shkon rehabilitimi i Parkut Rinia

93
0
Shares

Disa ndërhyrje në parkun e njohur “Rinia” në Tiranë, ka irrituar së shumti banorët e Tiranës, të cilët janë ndeshur me pamje katastrofale.

E gjitha bëhet për një rehablitim të zonës, por fotot tregojnë një kaos, pasi kjo është hera e parë që në parkun Rinia fotografohen dëmtime të gjelbërimit prej projektit që u propagandua se do të bënte të kundërtën.

Që prej muajit korrik zona është e rrethuar dhe qytetarët nuk kanë patur akses në të. Aty punohet për një projekt rehabilitues, i cili në fakt pritet të betonizojë një pjesë të konsiderueshme të parkut duke krijuar relieve dhe sheshe.

Prej rreth 20 vitesh, Parku Rinia nuk ka patur ndryshime pozitive për sa i përket gjelbërimit. Ndërkohë shumëkush e ka parë atë si mundësi për biznes duke kërkuar dhe përfituar edhe koncesion parkingu nëntokësor.

Në fakt projekti aktual i rehabilitimit po bëhet përpara ndërtimit të këtij parkingu, i cili u dha me koncesion në vitin 2015 nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY