Kamioni del nga rruga në Burrel-Milot, shoferi hidhet nga mjeti

Kamioni del nga rruga në Burrel-Milot, shoferi hidhet nga mjeti

53
0
Shares
Foto ilustuese

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Burrel-Milot mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në urën e liqenit të Ulzës. Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Një automjet me targa zviceriane ka parakaluar mjetin e tonazhit të lartë, duke bërë që ky i fundit të dalë nga rruga.

Sakaq, në momentin e përplasjes shoferi i trajlerit është hedhur nga mjeti dhe ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY