“PPP mbyll katër Shërbime Mjekësore Universitare”, Ish-deputeti denoncon: Si po e trajton...

“PPP mbyll katër Shërbime Mjekësore Universitare”, Ish-deputeti denoncon: Si po e trajton si skllav personelin

36
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu ka sjellë në vëmendje shërbimet mjekësore universitare, duke u fokusuar tek laboratorët e vendit, te cilat sipas tij janë lënë në degradim.

Shehu ndalet tek situata e krijuar, ku drejtuesit e qendrave laboratorike po japin doreheqjen, kjo pas kontratës të firmosur me konçesionarin, i cili u ndërpret marrëdhëniet me punën duke i vendosur në listë pritje.

Keta jane profesore, pedagoge, drejtues shume te kualifikuar, specialiste te shquar, punonjes me eksperience te cmuar etj, qe sot po detyrohen te heshtin nen terrorin e pa sigurise”,-shkruan me tej ish-deputeti.

REAGIMI I PLOTE

PPP mbyll kater Sherbime Mjekesore Universitare e trajton si skllav personelin. Prej kohesh laboratoret e vendit, perfshi ato universitare jane lene ne degradim per te justifikuar kalimin e tyre te koncesionari.

Keto dite drejtuesit e qendrave laboratorike te Sherbimeve Universitare te Tirane dhe te spitalit te Durresit po detyrohen te japin doreheqjen.
Ne baze te kontrates se firmosur midis Ministrise se Shendetesise dhe Koncesionarit te Laboratoreve te gjithe punonjesve e tyre te trajtuar si “placke”, u nderpriten maredheniet me punen per tu vendosur ne liste pritje.

Keta jane profesore, pedagoge, drejtues shume te kualifikuar, specialiste te shquar, punonjes me eksperience te cmuar etj, qe sot po detyrohen te heshtin nen terrorin e pa sigurise.

Nderkaq kalimi i Laboratoreve te Koncesionari zhduk praktikisht kater Sherbime Universitare themeltare, ate Klinik-Biokimik, Anatomo Patologjik, Imunologjik e Mikrobiologjik dhe neser Imazherine.

Kjo praktike “unikale” e PPP asgjeson terresine funksionale te spitaleve, vecanerisht te atyre universitare, demton rende aktivitetin didaktik, shkencor, kualifikues ne nivel vendi etj, si dhe rrit koston per te njejtin aktivitet klinik.

Falja Koncesionarit e te gjithe “arsenalit” ekzistues laboratorik te vendit, perfshi investimin e madh te realizuar nga Qeveria Berisha ne QSUT, e shoqeruar kjo me pagesat qe do t’i behet atij prej reth 100 M $ ne 10 vite, eshte nje abuzim i tej skajeshem dhe anti profesional, qe duhet ndalur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY