DETAJE/Bllokohen filetot e pulës, ndalohen 27 tonë në Durrës, çfarë gjeti AKU

DETAJE/Bllokohen filetot e pulës, ndalohen 27 tonë në Durrës, çfarë gjeti AKU

60
0
Shares

Vëmendja ndaj ushqimit duhet të jetë më e madhe, pasi ne disa muaj, AKU ka ndaluar tregtimin e disa produkteve te cilat nuk plotesojne standartet bazë.

Së fundmi,AKU ka bllokuar 46.2 ton produkte të pasigurta nga Brazili dhe ka ndëshkuar me 5.5 milionë lekë tre supermarkete në Tiranë për kundravajtje ligjore.

Në Durrës, gjithashtu u shtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për sasinë prej 480 kg oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY