Rama takime në Berlin, Bardhi reagon ashpër: As propaganda s’e mbulon dot!...

Rama takime në Berlin, Bardhi reagon ashpër: As propaganda s’e mbulon dot! Nuk ka bisedime për anëtarësim

48
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimeve të Kryeministrit Edi Rama në Gjermani.

Bardhi shprehet se dhe pse kryeministri ka kaq shumë propagandë, pas asaj nuk mund të fshihet dot. Këtu Bardhi, i referohet skandaleve me kandidatët për kryetarë bashkie, tè cilët PD i ka denoncuar kohet e fundit për mashtrim me formularin e dekriminalizimit.

“Asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim.

Propaganda nuk mund ta mbulojë heshtjen e Edi Ramës për kriminelin e tij të Vaut të Dejës, Mark Babani. Njësoj si për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, për Agim Kajmakun e Vorës, Edi Rama po fshihet edhe për Mark Babanin.

Kandidati i Edi Ramës ka mashtruar publikisht me formularin e dekriminalizimit dhe ai duhet të dalë para drejtësisë për këtë.

Është fakt se Mark Babani është arrestuar, dënuar e dëbuar nga autoritetet italiane dhe ai nuk e ka deklaruar këtë. Provat për këtë janë të pakundërshtueshme dhe prokuroria mjafton të ketë vullnetin t’i marrë në dorëzim ato.

Edi Rama dhe kandidati i tij për Vaun e Dejës duhet të sqarojnë publikun se çfarë i kujton data 4 Prill 1994.As mashtrimet publike të Mark Babanit dhe as heshtja e Edi Ramës nuk e ndryshon dot të vërtetën.

Me kriminelët në parlament, me kriminelët në pushtetin lokal, me kriminelët në qeverisje nuk ka të ardhme për shqiptarët, nuk ka integrim, nuk ka Shqipëri si gjithë Europa”,-shkruan Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY