Presidenti Meta takon diplomanten kroate dhe ambasadorin e ri slloven

Presidenti Meta takon diplomanten kroate dhe ambasadorin e ri slloven

43
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me ambasadoren kroate Sanja Bujas-Juraga, e cila përfundoi mandatin e saj në vendin tonë dhe ambasadorin e ri slloven në Shqipëri, Peter Japelj.

Pas takimit me ambasadoren Bujas-Juraga, Meta shkroi në një postim në Facebook se takimet e lamtumirës nuk janë gjithmonë të gëzueshme.

“I lumtur që mora premtimin e saj, se së shpejti do rikthehet në vendin tonë me familjen, për të kaluar një fundjavë së bashku, por dhe për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për të cilin kanë kontribuar familjarisht. Znj.Sanja Bujas-Juraga i dha gjatë mandatit të saj edhe më shumë peshë marrëdhënieve tona të shkëlqyera historike me Kroacinë. Shqipëria dhe Kroacia gjithmonë bashkë!”-shkroi Meta.

Ndërkohë Kreu i Shtetit shprehur edhe kënaqësinë që mirëpriti në Presidencë ambasadorin e ri slloven me me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

“Vlerësuam marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë. Evidentuam mundësitë për të rritur bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërmjet dy vendeve,”-shkroi Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY