Nipërinjtë nuk pyesin për urdhër mbrojtje, dhunojnë keq hallën në Fier, policia...

Nipërinjtë nuk pyesin për urdhër mbrojtje, dhunojnë keq hallën në Fier, policia jep detajet

76
0
Shares

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen se kanë dhunuar hallën e tyre, Policia sqaron se konflikti ka lindur për motive pronësie.

NJOFTIMI I POLICISE 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit M.M, 30 vjeç dhe A.M, 24 vjeç, banues në Fier (Vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike, ndaj hallës së tyre, shtetases M.B, 45 vjeçe e cila ishte e paisur me urdhër mbrojtje.
Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY