Negociatat/Shkrimi i gazetarit gjerman, çfarë parashikohet: Ka pengesa, do ketë kushte të...

Negociatat/Shkrimi i gazetarit gjerman, çfarë parashikohet: Ka pengesa, do ketë kushte të reja…

31
0
Shares

Damir Fras, korrespondenti për punët europiane të “Rrjetit Editorial Gjerman”, një media që zotërohet nga partia Socialdemokrate në pushtet, ka shkruar lidhur me Shqipërinë dhe procesin e hapjes së negociatave.

Disa media në Gjermani, i kanë bërë jehonë shkrimit të tij, duke nënvizuar ato që koalicioni qeverisës në Gjermani ka konkluduar lidhur me situatën në Shqipëri. Gazetari gjerman shkruan se BE do të shprehë sërish dëshirën për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë, por në fakt do të duhen vite që kjo të ndodhë. 

Sipas tij, koalicioni qeverisës i Gjermanisë do të vendosë kushte të tjera për negociatat si dhe pengesa të mëdha. Fras shkruan në opinionin e tij se Shqipëria duhet së pari të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion të plotë sistemin gjyqësor, përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimit me BE.

“Shqipëria ka përjetuar krizë të ashpër politike për disa vite. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafias vazhdojnë të shkaktojnë argumente” shprehet Damir Fras, nga “Rrjeti editorial gjerman”.

Fras shkruan se një problem mbetet edhe numri i lartë i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në BE. Sa i përket samitit të tetorit të Bllokut Europian, ai nënvizon se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY