Hapja e negociatave, njihuni me gjashtë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë

Hapja e negociatave, njihuni me gjashtë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë

128
0
Shares

Teksa Shqiperia eshte afersisht një muaj larg nga marrja e një përgjigje nga BE, situata nuk shihet optimiste, te pakten referuar këtu qëndrimeve të fundit të Bundestagut Gjerman.

Te pakten, 6 kushte duhen plotesuar para celjes se negociatave, pare keto ne nje dokument te firmosur nga ministri gjerman për Evropën Michael Roth.

Për koalicionin qeveritar të CDU-CSU dhe socialdemokratët, problem mbeten edhe lidhjet mes politikës dhe botës së krimit. Për këtë arsye do të kërkohet që kapitujt e negociatave të hapen nëse verifikohet më parë një progres domethënës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, dhe nëse vijon ndjekja penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien.

Këto barriera për ekzekutivin shqiptar, sipas medieve të lidhura me Partinë Socialdemokrate gjermane aktualisht në pushtet, janë kaq të larta saqë mund të vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Kushtet e Gjermanise

– Reformimi i Kodit Zgjedhor

– Funksionimi i sistemit të Drejtësisë

– Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

– Ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafian

– Hetim lidhjeve të politikës me krimin

– Ulja e kërkesave për azil

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY