Ministrja anulon tenderin, mbetet përgjysmë një ndër rrugët më të rëndësishme në...

Ministrja anulon tenderin, mbetet përgjysmë një ndër rrugët më të rëndësishme në vend

114
0
Shares

Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë është më rëndësi të madhe, por pavarësisht kësaj, mësohet se është anuluar ndërtimi i lotit të 7 të saj. Kjo rrugë ka qenë në plan për tu ndërtuar që në 2008 por ndërtimi është zvarritur.

Nga burimet, raportohet se vendimi është marrë nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila ka kërkuar që fondet të rialokohen në disa projekte të tjera. Ky vendim vjen pas shumë pikëpyetjesh të ngritura në lidhje me këtë tender.

Sipas burimeve, në garë për ndërtimin e këtij tenderi u futën 6 kompani ndërsa ministria e Infrastrukturës skualifikoi 5 kompanitë që kishin bërë ofertë më të ulët duke lënë në garë IRCOP-, e cila mësohet se dha ofertën me çmimin më të lartë.

Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë segment rrugor që është në ndërtim e sipër është 2.3 mld Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash dhe kosto e saj llogaritet të shkojë 64 milionë euro. Ndërsa është cilësuar një nga akset më të rëndësishme për turizmin në vend pasi shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY