“Do bllokojmë negociatat”, Rama vihet në lëvizje, planifikon një takim me Mitsotakis

“Do bllokojmë negociatat”, Rama vihet në lëvizje, planifikon një takim me Mitsotakis

47
0
Shares

Teksa jemi në pritje të një përgjigje nëse do të hapen negociatat, Shqipëria në kuadrin diplomatik ka ende shumë detyra të papërfunduara.

Edhe pse sfidat brenda vendit, nuk janë finalizuar ende me sukses, listës me kushte i shtohet dhe problemi me shtetin fqinj Greqinë.

Me zgjedhjen e kryeministrit të ri, Mitsotakis, qeverisë shqiptare i duhet të bëjë kujdes në lidhje me deklaratat apo marrëveshjet që synon mes dy vendeve.

Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranës me BE nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

Qeveria Mitsotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në Tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave.

Pikërisht, në këto rrethana, mësohet se kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim me kryeministrin, vetëm një ditë para kthimit të përgjigjes nga BE, pikërisht në 18 Tetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY