“57 të arrestuar në Tiranë”, Lleshaj jehonë policisë: Krimi i organizuar ka...

“57 të arrestuar në Tiranë”, Lleshaj jehonë policisë: Krimi i organizuar ka marrë një sër goditjesh këtë vit

56
0
Shares

Nuk mund të mungonte as një reagim i ministrit Sandèr Lleshaj, pas daljes publike të policisë dhe Prokurorisë pas finalizimit të operacionit në Tiranë. 

Ministri Sandër Lleshaj, pas operacionit “LIMIT”,  ku u shkatërruan 4 grupe kriminale, duke çuar në pranga 57 persona, ka folur me entuziazëm.  Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se ky operacion është kulmi i një sërë goditjesh që krimi ka marrë këtë vit.

POSTIMI I PLOTË

Operacioni ndërkombëtar “LIMIT” shkatërroi sot katër grupe te organizuara kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve. 57 persona, në Greqi dhe në Shqipëri janë vënë përpara ligjit. Ky është një sukses shumë i madh i Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda, agjencive të tjera dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. “LIMIT” është kulmi i një serie të madhe goditjesh që krimi i organizuar ka marrë këtë vit.

Vetëm gjatë këtij viti, ”FORCA E LIGJIT” ka finalizuar 28 operacione, në fushën e trafikut të narkotikëve janë arrestuar gjithsej 170 persona, janë sekuestruar rreth 55 milion Euro dhe shumë gjëra të tjera. Por asgjë nuk mbyllet me kaq. Operacioni vazhdon. Lufta kundër krimit të organizuar do të njohë vetëm përshkallëzim të mëtejshëm në funksion të përmbushjes së objektivave të mëdha për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane. Përgëzimet më të mira për Policinë e Shtetit, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, agjencitë e tjera shqiptare të përfshira si dhe për partnerët ndërkombëtarë të angazhuar në këtë operacion 🇦🇱👩👮♂🇪🇺

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY