Ndeshja Shqipëri-Islandë, FNSH dhe Policia blindojnë Elbasanin: Do ketë bllokim rrugësh...

Ndeshja Shqipëri-Islandë, FNSH dhe Policia blindojnë Elbasanin: Do ketë bllokim rrugësh e mbyllje lokalesh

95
0
Shares

Policia e Elbasanit ka marrë masat të ashpra para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës e cila do të zhvillohet sot në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të policisë do të jenë 215 efektivë policie që do të angazhohen për të mbarëvajtur ndeshjen eliminatore për Euro 2020.

Gjithashtu, policia sqaron të gjithë qytetarët se do të bllokohet aksi në drejtim të stadiumit, duke filluar nga ora 18:00 deri në fund të ndeshjes, si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit.

NJOFTIMI I POLICISE

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit,  Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY