Komisioni i Venecias në Tiranë takon opozitën, Bylykbashi dhe Gjosha japin detajet...

Komisioni i Venecias në Tiranë takon opozitën, Bylykbashi dhe Gjosha japin detajet e para nga takimi

63
0
Shares

Delegacioni i ‘Venecias’ filloi mëngjesin e sotëm turin e takimeve, ku të parët që e startuan ishin ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi si dhe ish-ministrja e Jashtme Klajda Gjosha, përfaqësuese e LSI. Sipas asaj që u mësua, në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend, ku kryefjala ngelen zgjedhjet e 30 qershorit.

Pak pas përfundimit të takimit, në një prononcim të shkurtër për mediat, Bylykbashi tha se nuk mund të shkarkohet presidenti që nuk pranoi zgjedhjet farse. Mes të tjerash demokrati shtoi se raporti i OSBE/ODHIR ishte lajmërim me vdekje i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Presidenti shkarkohet vetëm nga gjykata Kushtetuese. Presidenti i dha garancinë shqiptarëve që zgjedhjet të bëheshin në një datë tjetër me kushte të mira. Në këtë lojë të turpshme, parlamenti tentoi të bënte palë ndërkombëtarët. Ne ja bëmë të qartë dhe aspektin politik arsyet se pse kemi ardhur në këtë situatë. Raporti i OSBE/ODHIR është lajmërimi vdekjeje i zgjedhjeve në Shqipëri. Atë që e përmend në mënyrë të qartë presidenti i Shqipërisë se pse në qershor nuk mund të kishte zgjedhje”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, përfaqësuesja e LSI-së Gjosha tregoi detaje nga takimi me delegacionin e “Venecias”.

Diskutuam një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që dëshiron të jetë pjesë e BE. Qeveria do duhej të fokusohej në plotësimin e kushteve për marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave, ne merremi me një çështje të rëndë, që është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen, për të mbuluar raportin e OSBE/ ODIHR, që tregon qartë se në Shqipëri zgjedhjet janë pa standarde, pohoi ajo.

DEKLARATË E OERD BYLYKBASHIT PAS TAKIMIT ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS

Komisioni i Venecias ka ardhur këtu me ftesë të Kuvendit për të dhënë një opinion në lidhje me procedurën e turpshme për shkarkimin e Presidentit të Republikës që Parlamenti ka nisur.

Ne ua bëmë të qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë që, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në themelet e një krize kaq të madhe, Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Europës në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjitha pushtetet, përfshirë Presdentin e Republikës.

Kushtetuta është e qartë. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Presidenti i Republikës është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik në Shqipëri dhe kjo është një nga detyrat fisnike që ka luajtur në këtë rast Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës u dha garancinë zgjedhësve shqiptarë që zgjedhjet të bëheshin në një moment të dytë, në kushte më të mira.

Parlamenti përpiqet që të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të qarta në lidhje me këtë.

Pyetje: Jua ka shprehur delegacioni i Komisionit të Venecias këtë?
Oerd Bylykbashi: Të qëndrojmë jashtë bisedave tona specifike. Ne bëmë të qartë aspektin politik. Arsyet përse kemi ardhur në këtë situatë, të cilat tashmë nuk kanë nevojë të parashikohen prej nesh. Raporti i OSBE – ODHIR është lajmërimi i vdekjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Praktikisht vërtetoi se zgjedhjet në Shqipëri kanë vdekur, atë gjë Presidenti i Republikës e përmend në mënyrë të qartë në arsyet që ai parashikonte se përse 30 Qershori nuk mund të kishte zgjedhje dhe për këtë arsye duheshin më 13 tetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY