Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe bandën, arsyeja lidhet me avokatët

Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe bandën, arsyeja lidhet me avokatët

73
0
Shares

Seanca e sotme e procesit gjyqësor në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë është shtyrë për shkak të mungesës së avokatëve, duke shkuar kështu në 15 seanca të shtyra.

Avokatët Vladimir Meçe dhe Elton Domi mungonin në seancë për arsye shëndetësore, ndërsa gjykata i kërkoi të pandehurit Endrit Zela të zgjidhte një tjetër avokat. Në përfundim trupi gjykues vendosi të thërrasë seancën e radhës më 23 shtator në 11:00.

Kujtojmë se pak javë më parë Shullazi la qelinë dhe përfundoi në një spital privat për kurim mjekësor.

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, ndërsa koka e bandës, Emiljano Shullazi është dënuar për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos, me 14 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY