Putin merr nje goditje te forte ne zgjedhjet e Moskes

Putin merr nje goditje te forte ne zgjedhjet e Moskes

48
0
Shares

Vladimir Putin ka marre nje goditje te forte ne zgjedhjet per qeverisjen e Moskes. Partia e Putinit ne pushtet “Rusia e Bashkuar”, pësoi humbje të rëndësishme në zgjedhjet e së dieles pasi humbi gati 1/3 e vendeve në parlamentin prej 45 anëtarësh, por gjithsesi do të vazhdojë të mbajë shumicën me rreth 26 vende.

Në atë që u pa si goditje e rëndë, kandidati i Rusisë së Bashkuar në Moskë, nuk u rizgjodh.

Shumica e kandidateve të opozitës u skualifikuan nga gara, çka nxiti protesta masive në vend. Mijëra vetë u vunë në pranga, ndërsa Policia u akuzua për shtypjen brutale të protestave. Lideri i opozitës Aleksei Navalni u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për çdo alternativë tjetër përveçse partisë në pushtet. Mediat shtetërore po i prezantojnë rezultatet si fitore, dhe zëdhënësi i Putin e cilësoi si shumë të suksesshme fushatën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY