“Ku e gjeni të drejtën për të çdekretuar”, Meta nuk ia përton...

“Ku e gjeni të drejtën për të çdekretuar”, Meta nuk ia përton deputetes: Ashtu si qeveria çfuqizon ligje…

184
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në seancën dëgjimore që po zhvillohet, enkas për shkarkimin e presidentit dhe për dekretet për zgjedhjet.

Meta u pyet nga Vasilika Hysi, se ku e gjen të drejtën ligjore (kërkon nenin specifik) për të çdekretuar dhe dekretuar, ndërsa përgjigja e Metës ishte e prerë, duke i treguar se procedura është e qartë, ashtu si qeveria dhe komisionet e ndryshme gjejnë të drejtën e tyre për të çfuqizuar dhe fuqizuar ligje të caktuara.

Meta theksoi se ajo çka kishte prioritet ishte të shmangte gjakderdhjen dhe përplasjen civile. Nga ana tjetër, ai tha se nuk mund të shkelte parimet e konventes dhe të drejtës së qytetarit për të votuar. Meta tha se si ish-student i dhjetorit, nuk mund të pranonte që të kthehen votime si në kohën e diktaturës me një kandidat.

Meta ktheu përgjigjen i bindur se akti që ai kishte bërë i kishte shërbyer normalitetit në vend, pasi menjëherë pas çdekretimit të zgjedhjeve, situata në vend ndryshoi, u qetësua dhe u garantua siguria e qytetarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY