“Gabim vajtja e Metës në komision”, Ish-ministri bën arsyetimin ligjor: Nuk mund...

“Gabim vajtja e Metës në komision”, Ish-ministri bën arsyetimin ligjor: Nuk mund të shkalafatet Presidenti në qorrollepsje…

36
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani e ka treguar prej disa ditësh që është kundër paraqitjes së Metës në Komisionin e sotëm, duke treguar madje dhe arsyet.

Sot, ish-ministri ka dhënë dhe një përcaktim ligjor se pse nuk duhet që Meta të pyetet nga deputetët.

Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve)”,-mbyll komentin e tij Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY