ARSYET/Meta sjell rastin në Gjykatën e Strasburgut: Shmanga një proces jo demokratik…

ARSYET/Meta sjell rastin në Gjykatën e Strasburgut: Shmanga një proces jo demokratik…

39
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka nisur të japë arsyetimin e tij lidhur me anullimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. I ndodhur para deputetëve, Meta ka dhene 3 aryset, e para lidhet me anën kushtetuese, e dyta atë institucionale dhe e treta për çështjet e sigurisë kombëtare.

Kreu i Shtetit solli në vëmendje rastin e disa shtetasve bullgarë me origjinë turke, të cilët kishin pretenduar shkeljen e të drejtës së votës.

Lidhur me këtë, Meta tha se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të ndëshkojë me gjobë Bullgarinë, duke u shprehur se “Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”.

Në vijim të kësaj, Meta deklaroi se Presidenti ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin për rrëzimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

“Besoj është e qartë që Presidenti mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin, duke shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat”, tha Meta.

Meta ka dhënë dhe arsyen kryesore se pse vendosi të paraqitej në Komision.

“Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”– tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjate fjales se tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY