A është në konflikt interesi Ilir Meta kur përcakton datën e zgjedhjeve:...

A është në konflikt interesi Ilir Meta kur përcakton datën e zgjedhjeve: Janë 3 argumenta

30
0
Shares

Debati mes deputetëve dhe Presidentit Meta I nisur paradite në seancën hetimore të komisionit parlamentar për shkarkimin e  Presidentit,  ka vijuar deri sot në mbrëmje.

Vetëm pak caste më parë zëdhënsi I Presidentit Tedi Blushi ka publikuar një koment tjetër të Presidentit në lidhje me ‘konfliktin e mundshëm të interesit’ në rastin e përcaktimit të datës së zgjedhjeve.

 

Postimi I Blushit:

I pyetur nga media, lidhur me arsyen e mungesës së një përgjigjeje të drejtpërdrejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ndaj pyetjes së një deputeti se: “A ishte Kreu i Shtetit, në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”, zëdhënësi z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, qëllimisht e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së deputetit në fjalë, për të mos e dëmtuar atmosferën konstruktive të mbledhjes ku ishte i ftuar.

Kjo për arsyen se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata që ankohen sot për dekretin e shfuqizuar të 30 qershorit, janë minimalisht në konflikt të dyfishtë dhe të drejtpërdrejtë interesi.

Së pari, sepse çdo deputet i Kuvendit e ka fituar mandatin e tij nga një proces zgjedhor i shtyrë, nga data 18 qershor 2017 në 25 qershor 2017, me Dekretin Nr. 10351, datë 21.05.2017, të ish-Presidentit Nishani.

Së dyti, deputetët e pranishëm sot në seancën dëgjimore, janë njëherazi edhe votues të rezolutës së Kuvendit të datës 13 qershor ku është shprehur gjykimi mbi aktet e Kreut të Shtetit, edhe anëtarë të komisionit të posaçëm, papajtueshmëri kjo që është e ndaluar nga rregullorja e Kuvendit dhe ligji.

Së treti, vetë deputeti që adresoi pyetjen, është në një situatë të katërfishtë të konfliktit të interesit:

  1. Ka marrë mandatin nga zgjedhje të shtyra me dekret të Presidentit.
    2. Ka votuar pro miratimit të rezolutës së datës 13 qershor 2019.
    3. Ka nënshkruar kërkesën fillestare për verifikimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit.
    4. Aktualisht është edhe kërkues, edhe vlerësues i kërkesës që po vetë ka firmosur, për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY