Humbja e thellë me Francën, Edi Reja e ka një shpjegim për Kombëtaren: Ishte diçka pozitive…

Ndaje

Shqipëria humbi në ndeshjen e radhës për kualifikimet në Euro 2020. Franca arriti të triumfonte me rezultatin 4-1, rezultat që trajneri i Kombëtares është përpjekur ta shohë pozitivisht.

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja në një prononcim për “RTSH”-në, tha se skuadra kuqezi tregoi diçka pozitive në ndeshjen e sotme.

Çfarë nuk shkoi mirë sot?

“Diçka pozitive e patë. Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën 2 golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendja nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, falë cilësive që ka, Franca na vuri në vështirësi, kishte lojtarë tepër cilësorë nga krahët, që na vurën në vështirësi. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.

Prisnit 11 luanë në fushë, ishin?

Mendoj se po, kishte elementë të spikatur në luftën me kundërshtarin. Abrashi dhe Bara luftuan në çdo top. Gjasula gjithashtu ishte një surprizë e bukur. Kemi disa lojtarë të cilët janë vlera të shtuar për ndeshjet në të ardhme.

Ideja për aktivizimin e Roshit në të majtë të mbrojtjes…

Menduam që me Roshin në atë pozicion t’i krijonin vështirësi Francës në atë krah. Nuk është mirë në fazën mbrojtëse. Disa herë arritëm të dilnim nga krahu i Roshit. Pati 3 krosa në pjesën e parë, edhe në të dytën pati disa inkursione. I tregoi limitet e tij në fazën mbrojtëse. Roli i tij ishte të sulmonte në atë krah. Gjithsesi jam i kënaqur.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje