Humb jetën tragjikisht parashutisti shqiptar, ish-kryeministri mesazh të ndjerë

Ndaje

Artan Venhari, instruktor i njohur në Federatën Aeronautike të Kosovës, ra nga parashuta, ndërsa shoqërohej edhe një tjetër person. Shkak u bë parashuta e tyre e cila dyshohet se ka pësuar dëmtime si shkak i erërave të forta.

Sipas policisë, 45-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa personi tjetër është plagosur dhe ndodhet në spital.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi në nder të 45-vjeçarit, i cili ishte një personazh i njohur në Kosovë.

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!”, shkruan Haradinaj.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje