FOTO/Makinat me xhama të zinj, pas aksionit policia me njoftim tjetër: Si...

FOTO/Makinat me xhama të zinj, pas aksionit policia me njoftim tjetër: Si t’i errësoni…

238
0
Shares

Policia ka ndërmarrë së fundmi një aksion ndaj makinave me xhama të zinj që qarkullojnë në qytete. Të premten dhe të shtunën, policia tha se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

Por, këtë të diel, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave.

“Xhamat e pasmë të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film (të çertifikuara), deri 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të certifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasmë lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!”, thuhet në postimin në Facebook ku jepet edhe një grafikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY