EMRI/I shpallur në kërkim, kapet më në fund 28-vjeçari, lidhja me ngjarjen...

EMRI/I shpallur në kërkim, kapet më në fund 28-vjeçari, lidhja me ngjarjen në Don Bosko

34
0
Shares

Policia ka finalizuar arrestimin e një tjetër personi, i cili ishte shpallur në kërkim. Sipas policisë, kapet dhe ndalohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, një shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, i dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Policia sqaron se: Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, në zbatim të planit të masave “Për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim”, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Genc Logu, 28 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Vjedhje të kryer në bashkëpunim”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë kanë vjedhur në zonën e Don Boskos dhe në rrugën “Artan Lenja” dy automjete.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY