LAJM I FUNDIT/ Gjendet një jaht luksoz i braktisur në bregdetin e...

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një jaht luksoz i braktisur në bregdetin e Shëngjinit

109
0
Shares

Shëngjin / Lezhë

Më datë 06 shtator, rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY .

Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë, transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.

Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY