Sekserja e fondacionit Besa në lot para gjykatës: Ata që morën paratë...

Sekserja e fondacionit Besa në lot para gjykatës: Ata që morën paratë janë jashtë

58
0
Shares

Një nga sekseret e fondacionit Besa shpërtheu në vaj sot në gjatë seancës gjyqësore të masës së sigurisë. Orkida Drizo ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Apelit.

“Ata që vodhën paratë janë jashtë. Jam e pafajshme. Më çoni tek vajza ime”, ka kërkuar mes lotësh, Drizo.

Avokati i saj kishte thënë se zonja në fjalë është “viktimë” e skemës së mashtrimit, pasi ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj në këtë aktivitet, duke menduar  ishte diçka e ligjshme dhe e saktë. Drizos i kishin thënë që për çdo klient, do fitonte 2 mijë lekë në një proces siç i kanë thënë të ligjshëm.

“Duke mos pasur arsimin e duhur, ajo u bë edhe vetë kliente dhe me kredi në këtë Fond. Vazhdon  të jetojë në një banesë sociale dhe nëse do kishte përfitime nga kjo skemë, nuk do jetonte në ato kushte ‘migjeniane’”, tha avokati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY