Gjykata vendos burg të përjetshëm për mostrën e Selenicës

Gjykata vendos burg të përjetshëm për mostrën e Selenicës

41
0
Shares

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot bururg përjetë për monstrën e Selenicës, Ritvan Zykaj, i cili vrau me kallashnikov 8 familjarët e tij.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi në gusht të 2018-ës në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja:

Viktimat e masakrës së rëndë në Selenicë të Vlorës janë të afërm të autorit Ritvan Zykaj. Një konflikt që duket se lidhej me çështje pronësie ka qenë shkak i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë zbardhet dhe dinamika e vendngjarjes, Mësohet se fillimisht 24-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e gjyshërive të tij, duke qëlluar mbi dy pleqtë dhe mbi xhaxhanë e tij e të shoqen. Më pas, ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër që gjendej po aty pranë,  duke e lënë atë të vrarë së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

I riu i ka hapur zjarr befasisht duke kryer një masakër të vërtetë. Të njëjtat burime saktësojnë se autori dyshohet me probleme mendore. Disa vite më parë ai është shpëtuar nga një zjarr i rënë në fshat.

Zykaj është në kërkim dhe mendohet që policia ka arritur ta identifikojë vendndodhjen e tij, ai është i rrezikshëm sepse lëviz i armatosur.

VIKTIMAT:

1-Demir Zyka, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zyka, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3-Besim Zyka, 42 vjeç (Djali i demirit)

4-Vasilika Zyka, (Gruaja e Besimit)

5-Sara Zyka, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)

6-Ledjon Zyka 9 vjec (Djali i Besimit)

7-Azem Zyka (Djali i Demirit)

8-Afërdita Zyka (Gruaja e Azemit)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY